Vjedhje në një shtëpi të Suharekës, vidhet edhe një pistoletë
Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur dje pasdite, rreth orës 16:00 në Suharekë.
Një person ka raportuar se në një shtëpi të cilën e ka nën përkujdesje, kanë depërtuar me forcë persona të panjohur, të cilët edhe kanë vjedhur gjësende.
“Me këtë rast kanë vjedhur një televizor si dhe një pistoletë me 134 fishekë, për të cilën viktima posedonte leje valide”, thuhet në raportin e policisë. /GazetaePrizrenit.net/