24-11-2024

Vjedhje në Prizren

Një shtëpi e bashkatdhetarit nga Prizreni është vjedhur, ndërsa nga aty pos tjerash është marrë edhe një pistoletë,

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:15, transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se personi/persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e dhëndrit të tij viktimës mashkull kosovar, i cili jeton jashtë vendit, nga e cila shtëpi sipas ankuesit ishte vjedhë një sharrë dore dhe një pistoletë për të cilën viktima posedon leje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.