Vjedhje në Suharekë

Një rast i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur në një shtëpi në Suharekë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në raportin kujdestar të Policisë, njoftohet se pos një shume të parave, hajnat kanë vjedhur edhe një pistoletë dhe gjashtë orë dore.

Raporti nga PK:

Suharekë 26.01.2023 – 16:30. Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur 6 orë dore, 250 euro dhe një pistoletë  për të cilën posedonte leje përkatëse babai i tij. Rasti është duke u hetuar.  /Gazeta e Prizrenit