29-11-2024

Vjehrri 85-vjeçar nga Prizreni ushtron dhunë ndaj nuses së djalit

Rastet e dhunës në familje janë në rritje çdo ditë e më shumë. Zakonisht viktima janë gratë, të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike jo vetëm nga bashkëshortët, por edhe nga pjesëtarët tjerë të familjes.

Sinjali mëson se një rast i tillë është raportuar të premten në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ku një 46-vjeçare ka denoncuar në Polici vjehrrin e saj.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima ka deklaruar në Polici se vjehrri i saj 85-vjeçar po ushtron dhunë ndaj saj, duke iu vërsul, duke i shkaktuar shqetësim asaj, për çka ka vendosur ta denoncojë rastin.

Si rezultat i raportimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për dhunë në familje.

Asnjë koment

Comments are closed.