05-10-2024

Vjeshta në Prizren (foto)

Prizreni, ku e reja dhe e vjetra, modernia dhe tradicionalja bashkëjetojnë pranë njëra-tjetrës, e ku çdo stinë mirëpritet dhe ka lezetin e saj, sikurse tashmë vjeshta.

Kjo stinë që hyri me temperatura të ulëta, deri në minus gradë, në zonat më të thella malore, duke bërë që më herët se herëve të tjera të ndizet ngrohja, tashmë ka rikthyer ditët që ngjajnë me verën, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Tri javët e para të kësaj vjeshte, po karakterizohen me mungesë të shirave, që ishin karakteristikë e verës që përcollëm, e ku në rajonin e Prizrenit pati edhe vërshime, madje në gusht, si në Suharekë, Rahovec e Prizren.

Kjo është vjeshta, ku pemët kanë nisur zhveshjen, duke mbuluar tokën me një numër të pafund gjethesh.

Kjo është një kohë e veçantë e vitit, që paraqet ngjyrat e shumta, që “pikturojnë” artin e bukur të natyrës.

Edhe në Parkun i Prizrenit, që është një vend i preferuar për qytetarët ka marrë bukurinë e kësaj stine, derisa gjethet fluturojnë lehtë-lehtë nga majat e drunjve, duke bërë “dridhjen” e tyre drejt tokës./GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.