25-04-2024

Votat për Kuvend Komunal në Suharekë, ky është rezultati nga numërimi i 100% të votave

Bali Muharremaj për herë të dytë radhazi është fitues i zgjedhjeve lokale për Komunën e Suharekës. Ai do ta qeverisë atë komunë edhe për një mandat.

Muharremaj i AAK-së ka marrë 52,28% të votave, duke lënë pas Ardian Shalën e LDK-së me 29,51%.

Edhe me votat për Kuvendin Komunal, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kryeson listën.

Nga 100% e votave të numëruara, AAK ka marrë 39,63%, kurse LDK 28,14% të votave.

PDK ka marrë 14,03%, VV 12,25%, Iniciativa e Therandës 3,97%, ndërsa Nisma 1,98%./Indeksonline/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.