Voziste i dehur, godet me makinë dy zyrtarë policorë
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Ponoshec të Gjakovës.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë edhe dy zyrtarë policor, të cilët janë goditur nga një automjet drejtuesi i të cilit ishte nën ndikim të alkoolit.
Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i PK-së Nusret Gjurkaj.
Kurse, Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta bëri të ditur se policët kanë lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës.
“Po janë aksidentuar dy zyrtarë policorë dhe të njëjtit janë zyrtarë policor të Policisë Kufitare. Sipas njësiteve të trafikut që po merren me menaxhimin e rastit, dy zyrtarët policor kanë qenë në pikë kontrolli në momentin e aksidentit, kur janë goditur nga një automjet drejtuesi i të cilit ishte nën ndikim të alkoolit”.