04-05-2026

Voziti 180 km në orë në zonë të lejuar për vetëm 50, të riut në Prizren i “shkon” leja

Siç bëhet e ditur në njoftimin e PK’së, i riu kishte publikuar në rrjete sociale teksa voziste 178 km në orë në zonën e kufizuar të shpejtësisë 50 km/h, shkruan Insajderi.

“Pas verifikimeve në databazën policore nga policët e Stacionit Policor të Prizrenit, është identifikuar drejtuesi i automjetit dhe pronari i tij. Kundërvajtja është kryer me datën 08.10.2025, ku kundërvajtësi ka tejkaluar shpejtësinë deri në 178 km/h në zonën e kufizuar 50 km/h”, thuhet në njoftim.

Ndaj tij janë marrë masat ligjore:

-gjoba prej 500 euromasë mbrojtëse,


-konfiskim i patentë shoferit për 12 muaj (1vit),

-5 pikë negative në patentë shofer.

“Policia mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët dhe apelon tek drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke shmangur sjelljet e rrezikshme që rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve”, përmbyll njoftimin PK’ja.

Asnjë koment

Comments are closed.