Vrasja e Afrim Bunjakut/ Apeli merr vendimin për tre serbët e arrestuar
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq, tre serbët e arrestuar për sulmin terrorist në Bansjkë.
Sipas njoftimit, Gjykata e shkallës së parë e ka arsyetuar drejtë se janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit.
Ata u arrestuan si të dyshuar për sulmin terrorist ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe u plagos një polic tjetër, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.
Të njëjtit dyshohen për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës si dhe për vepra terroriste.