06-05-2024

Vrasja e ariut në Brezovicë, policia afër të gjej kryerësit e veprës

Një ari i cili ishte shfaqur disa herë radhazi në zonën e Brezovicës në hyrje të vikend zonës, është vrarë të enjten.

Policia e Kosovës menjëherë ka filluar intervistimet lidhur me këtë rast dhe po heton në hollësi vrasjen e ariut.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se hetuesia është shumë afër indentifikimit të autorit të këtij veprimi skandaloz.

Të njëjtat burime mësojnë se ariu ishte gjuajtur me armë zjarri, ku plumbi e kishte goditur në kokë.

Asnjë koment

Comments are closed.