23-11-2024

Vrasja e gruas në Pejë, Haxhiu fton në një takim ministrin e Brendshëm, drejtorin e Policisë dhe kryeprokurorin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Pejë, nga ana e bashkëshortit.

Haxhiu në Facebook ka njoftuar se ka ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, u.d Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe po ashtu në një takim tjerër edhe mbledhjen e grupit ndërministror.

“Nuk ka rrugë tjetër pos si institucione të Republikës së Kosovës të luftojmë pa kompromis këto fenomene”, ka shkruar ndër të tjera ministrja Haxhiu.

 

Asnjë koment

Comments are closed.