10-12-2024

Vrasja e gruas nga burri i saj në Prizren

Bajram Velija ka qëlluar bashkëshorten e tij me 15 plumba. Policia e arreston, ai mbrohet në heshtje

Rrugën deri në shtëpi e bënë bashkë. Por një zënkë mes çiftit nga Prizreni, u kthye në tragjedi.

Bajram Velija të martën mbrëma dyshohet se qëlloi me 15 plumba bashkëshorten e tij, 49-vjeçaren, Armenda Velija, raporton T7.

E menjëherë pasi që e kreu këtë akt makabër pak metra larg shtëpisë së tyre, Bajram Velija e telefonoi vëllain, për ta njoftuar për krimin e bërë.

E pas kësaj, 61-vjeçari i e kishte telefonuar edhe policinë, duke iu rrëfyer se e vrau gruan.

E Policia iu përgjigj kësaj thirrje, duke e gjetur dorasin në vendin e ngjarjes.

T7 mëson se çifti kishte ardhur për pushime në Kosovë, pasi që të njëjtit po jetonin jashtë vendit.

Për të dy, viktimën dhe dorasin, kjo ishte martesa e dytë, ndërsa fqinjët thonë se nuk mbajnë mend që të kenë pasur probleme me herët.

Motivet e kësaj ngjarje, mbesin të panjohura edhe për Prokurorinë e Prizrenit.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prizrenit, Fitore Mehmeti, thotë që me herët nuk është raportuar se brenda kësaj familje kishte përdorim të dhunës.

Për vrasjen e gruas nga Prizreni, që ishte edhe nëna e këshilltares së Ramush Haradinaj, ka reaguar kryeministri i Kosovës, dhe liderët tjerë institucionalë.

Asnjë koment

Comments are closed.