25-04-2024

Vrasja e hendbollistit kroat në Shkup, publikohen pamjet

Në YouTube është shfaqur një video e rrahjes së hendbollistit të ndjerë kroat Denis Tot. Ndonëse pamjet janë fshirë nga platforma Youtube, ato janë rishfaqur në rrjetin social Twitter.

Hendbollisti 27-vjeçar kroat, i cili ishte pjesë e klubit Butel nga Shkupi, u rrah në diskotekën “Privilege”. Vdekja e tij u konsiderua misterioze për shkak të mungesës së informatave rreth ngjarjes.

Fillimisht u spekulua se ai ishte rrahur për vdekje, e më pas u njoftua se ai vdiq nga ataku kardiak, por mjekët ligjorë i zgjidhën dilemat që u hodhën në publik. Tot u godit në kokë dhe një plagë që mori në tru i shkaktoi vdekjen.

Dy persona tashmë janë ndaluar për rastin. Bëhet fjalë për një djalë dhe një vajzë, ndërsa një person i tretë është shpallur në kërkim.

Portali maqedonas, 24info ka raportuar se Angelo Gjorgievski, i dyshuari i parë për rrahjen e Denis Tot, është i dënuar për trafik droge në Slloveni, shkruan portali Klix.ba, transmeton Paparaci.com.

Policia maqedonase është ende në kërkim të Gjorgievskit, i cili duket se ka qenë i pari që ka goditur hendbollistin kroat, megjithëse ai nuk ka bërë rezistencë. Ka mundësi që agresori të jetë larguar nga Maqedonia e Veriut. A.K (22) dhe K.L (19), dy të dyshuarit e tjerë, ndodhen në paraburgim.

Në videon e publikuar në Twitter, Gjorgievskit shihet teksa i jep dy goditje në fytyrë hendbollistit kroat, nga të cilat ai humb ndjenjat dhe bie në tokë. Teksa ishte shtrirë në tokë, dy persona të tjerë, njëra prej të cilëve grua, e godit viktimën me shqelma në kokë.

Tot mbeti pa vetëdije, ndërsa të tjerët u larguan. Trupi i hendbollistit të ri është parë nga një punëtor i diskotekës që menjëherë ka thirrur ndihmën e shpejtë. / Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.