Vrasja e katërfishtë në Viti dyshohet se ndodhi brenda një familjeje
Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Informata e para qëndrojnë se një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Gjilanit. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar Hashani.
Express mëson nga burimet e veta se vrasja e katërfishtë dyshohet se ndodhi brenda familjes.
Gjithashtu, i dyshuari për vrasje në fund ka vrarë edhe vetën.
Burime të sigurta brenda prokurorisë në Gjilan thanë për Express se arsyeja që çoi deri tek vrasja është një konflikt që kishin pasur çifti bashkëshortor në vendin e jashtëm ku kanë jetuar.
Ata kanë jetuar jashtë dhe aktualisht gjindeshin në Kosovë. Gjithashtu, i dyshuari për vrasje në fund ka vrarë edhe veten.