Vrasja e Liridonës: Dëshmia e Tomë Dodajt, Naim Murseli bleu armë
Në dëshmitë e siguruara nga Paparaci, Dodaj rrëfen ngjarjen e shit-blerjes së armës te Naim Murseli e Granit Plava.
Ai mohon të jetë i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt, teksa thekson se armën ia ka shitur për 280 euro.
“Vlera e armës ka qenë 250 Euro, ndërsa fishkët ia kam shitur për 30 Euro“, 9thuhet në dëshminë e Dodajt të siguruar nga Paparaci.
Dodaj tregon mënyrën se si është bërë shit-blerja, ndërsa deklaron se Murseli e Plava e kanë provuar armën në oborrin e tij.