Vrasja e shtatzënës, Haxhiu paralajmëron shkarkime e dorëheqje
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar për media pas takimit të grupit të ngushtë ndërministror lidhur me vrasjen e mbrëmshme së gruas shtatzënë.
“Kemi diskutuar për veprimet institicionale për këtë rast. Sikur prokuroria të ishte në krye të detyrës, rasti do të ishte parandaluar. Ky rast na tregon që kemi shumë punë për të bërë. Nuk guxojmë të zbrapsemi. Duhet të angazhohemi edhe më fort.
As Gjykata as Prokuroria nuk ishin të pranishme në takimin e sotëm.
Në momentin që të verifikohet dështimi institucional, hallka që ka dështuar, personat përgjegjës do të japin dorëheqje. Të gjithë ne kemi përgjegjësi. Ju garantoj që nëse ka dështu, do të ketë dorëheqje, do të ketë shkarkim. Edhe më herët është kërkuar por nuk ka pasur dorëheqje. Sot nuk kemi asnjë dorëheqje asnjë shkarkim, këto mosveprime po i inkurajojnë vrasësit.
Nuk kemi asnjë dorëheqje nga prokurorët, gjyqtarët për këto raste. Ministria nuk ka te drejtë të shkarkojë, kur po vriten gratë po kërkohen nga minstria të shkarkohen. Reforma në drejtësi pritet të votohet në kuvend. Secili qe nuk e ka kryer detyrën, më e vogla është dorëheqja.
Po presim raportet që të verifikojmë dhe rrethanat që na japin pasqyrë të saktë të situatës”, thotë ajo./Indeksonline/