23-04-2024

Vrasja e të riut në Tusus të Prizrenit, vazhdon shqyrtimi kryesor

Sot, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka vazhduar shqyrtimit kryesor ndaj Haxhi Selmanajt, i akuzuar për vrasjen e Elmir Kryeziut në lagjen Tusuz në Prizren.

Në këtë seancë pritej që dëshminë e tij ta jap, vëllai i të akuzuarit, Shkelzen Selmanaj, mirëpo ai nuk u paraqit në sallën e gjykimit, ndërsa mungesën e tij e arsyetoi mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Esat Gutaj, i cili tha se Shkelzen Selmanaj gjendet jashtë Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Genc Nixha, propozoi që të lexohet deklarata e tij e dhënë në Prokurorinë Themelore në Prizren, ndërsa trupi gjykues e aprovoi propozimin e prokurorit.

Mbrojtësi i të akuzuarit, deklaroi qe e sheh të arsyeshme që në një seancë të radhës të dëgjohet eksperti mjeko ligjor dr . Musa Gashi , për shkak se në ekspertizën e tij të muajit shkurt 2020, janë konstatuar edhe dy plagë tjera që për mbrojtjen janë shumë të rëndësishme.

Tutje avokati Gutaj deklaroi se propozimi tjetër është që dy thikat apo brisqet për të cilët dyshohet për kryerjen e veprës, t’i jepen në shikim të akuzuarit me qëllim të identifikimit se cili është brisku i tij, se çka din për briskun tjetër dhe a ka parë në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, avokati mbrojtës, propozoi që të dilet në vendin e ngjarjes për vërtetimin e fakteve dhe rrethanave se si ka ndodhur ngjarja.

Prokurori Nixha, deklaroi se sa i përket propozimit të parë dhe të dytë, nuk ka ndonjë kundërshtim, ndërsa sa i përket propozimit të tretë ka thënë se “ja lëmë në vlerësim të gjykatës që të vendos lidhur me këtë propozim”.

Ndërsa përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Skender Morina, deklaroi se i kundërshton të gjitha propozimet e palës mbrojtëse.

image0 (22)

Pas deklarimit të palëve, trupi gjykues vendosi që të aprovoi kërkesat e mbrojtjes për dëgjimin e ekspertit mjeko ligjor dr.Musa Gashi dhe shikimin e thikave si dhe të raportit mjekësor të datës 26.01.2020, ndërsa u refuzua kërkesa për dalje në vendin e ngjarjes.

Pasi që nuk pati prova dhe propozime të tjera, kryetarja e trupit gjykues Teuta Krusha, njoftoi se seanca e sotme ndërpritet, ndërsa e njëjta do të vazhdoi me 29.01.2020 në ora 10:00.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të 15 korrikut 2020, Haxhi Selmanaj akuzohet se më 26 janar 2020, në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, privon nga jeta tani të ndjerin Elmir Kryeziu, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje, fillimisht ka ardhur deri te konflikti fizik në mes të akuzuarit dhe dëshmitarit Zeqir Kryeziu, vëllai i të ndjerit.

Në aktakuzë thuhet se i ndjeri ka qenë në market dhe kishte vërejtur se vëllai i tij ishte përfshirë në një konflikt me të akuzuarin, pas çka kishte dalur dhe ishte nisur në drejtim të akuzuarit dhe në një moment i akuzuari e kishte nxjerur thikën të cilën e ka pasur me vete dhe e kishte goditur tani të ndjerin në pjesën anësore të gjoksit, në afërsi të zemrës dhe  ishte larguar nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar vdekjen viktimës Elmir Kryeziu.

Me këto veprime, Haxhi Selmanaj akuzohet se ka kryer veprën penale “vrasje”.

Ndërsa sipas pikës së dytë të aktakuzës, i pandehuri akuzohet se me datë kohe dhe vend të njëjtë, pa leje valide nga organi i autorizuar shtetëror mban në pronësi, kontroll ose posedim armën e ftohtë, në kundërshtim me ligjin për armët dhe atë një brisk hapës me dorezë “ngjyrë ushtarake”, i cili është sekuestruar nga ana e policisë.

Me këtë veprim, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.