23-11-2024

Vrasja në Krushë, hetime intensive për zbardhjen e krimit

As tri ditë pas vrasjes misterioze të Milit Shehut, që ndodhi në Krushë të Vogël të Prizrenit, nuk ka ndonjë rezultat konkret rreth zbardhjes së rastit, ndërkohë që policia konfirmoi se po zhvillon hetime intensive dhe po analizon hollësisht të gjitha provat, shkruan “GazetaePrizrenit.net”

Drejtori i policisë për rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi konfirmoi se policia është duke bërë hetimet intensive për zbardhjen e rastit dhe se në këtë drejtim po analizohet detajisht xhirimet e marra nga kamerat e sigurisë, për të gjetur elemente që ndihmojnë zbardhjen e krimit.

“Jemi duke bërë punë këmbëngulëse dhe dorasi krimit, nuk ta ketë iluzionin se nuk do të zbulohet”,  ka thëën ai, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.

Zbulohet edhe një detaj i ri rreth vrasjes së rojës së marketit në Krushë të Vogël

Njoftohet se për mungesë provash, është lënë i lirë, një person i cili menjëherë pas rastit është intervistuar në polici. Ndryshe, vrasja e të enjtes që tronditi tërë rajonin e Përdrinisë e më gjerë, bëhet edhe më e rëndë për faktin se nuk dihen motivet.

Vrasja e M. Shehut, roje në marketin “Getoari” në Krushë të Vogël, ndodhi, në orët e para të së entjes, dhe dyshohet të jetë kryer me kallashnikov. Familjarë dhe banorë të fshatit kanë thënë për autoritetet, se  i ndjeri nuk ka pasur ndonjë konflikt me askënd dhe se ka qenë njëri i urtë e punëtor.

Viktima ishte mashkulli më i madh i familjes. Në masakrën e Krushës së Vogël, gjatë luftës, ai ka të vrarë 5 anëtarë të familjes, të atin dhe 4 vëllezër. Ai ka qenë ish ushtar i UÇK-së. Zbardhjen e vrasjes së tij, e ka këruar edhe Shoqata e Veteranëve të Luftës. /GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.