27-07-2024

Arrestohet një prizrenas për vrasje në tentativë

Një person është arrestuar, për shkak të dyshimit për një vrasje të mbetur në tentativë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në raportin e policisë së Kosovës, thuhet se pas një pune operative zhvilluar nga policia, sot është lokalizuar dhe identifikuar  i dyshuari  në arrati për tentim vrasje, mashkull K/Shqiptar.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Burime të policisë, njoftuan se i arrestuari është me mbiemrin Gashi, ndërsa dyshohet për pjesëmarrje në konfliktit me armë, mbetur në tentativë që ka ndodhur mesditën e 1 korrikut, në rrugën “Ulqini“ në Prizren.

Sipas policisë, në këtë rast bëhet fjalë për dy familje, të cilat janë fqinje. /GazetaePrizrenit.net.

Asnjë koment

Comments are closed.