20-04-2024

Sa do të kushtojë një vendparkim në parkingun e Komunës në qendër të Prizrenit?

Javën e ardhshme, në hapësirën prapa ndërtesës së Kuvendit Komunal, të njohur si “Shtëpia e Bardhë” do të hapet parkingu më i madh në Prizren.  Hapja e tij në qendër të qytetit, pritet ta përmbush një pjesë të nevojave të shoferëve, që frekuentojnë zonën qendrore, përfshirë edhe tregun “Qylhan”.

Kësaj radhe, nuk bëhet fjalë për ndonjë hapësirë private, por publike, ndërsa kapaciteti i tij është 110 vetura, shkruan “gazetaeprizrenit.net”.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka njoftuar  parkimi i veturave deri në 3 orë do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

“Sigurimi i parkingut në këtë zonë do të ndikojë në ngjalljen e Çarshisë ku veprojnë mbi 400 shitore të vogla, si dhe zhvillimit të turizmit, pasi që ky lokacion është vetëm 350 metra larg nga qendra e qytetit. Përndryshe për këtë lokacion planifikojmë që të ndërtojmë një parking nëntokësor me kapacitet deri në 400 vetura si një masë për zgjidhjen e problemit të parkimit në qytet. Si efekt anësor i këtyre veprimeve do të jetë edhe mbrojtja e objekteve të trashëgimisë kulturore të cilat vitet e fundit janë shembur për të hapur rrugën parkingjeve”, ka njoftuar ai.

Krijimi i parkingjeve të reja në qytet, ka qenë edhe njëri nga premtimet e kryetarit Haskuka, gjatë fushatës zgjedhore në vjeshtën e shkuar./gazetaeprizrenit.net/

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.