Vrasja në Prizren: Burri vrau gruan pak ditë pasi erdhën për pushime
Ka pak ditë që nga Zvicra B.V 61-vjeçar e gruaja e tij tashmë e ndjerë A.V e cila është 20 vite më e re se dorasi kishin ardhur për pushime në Kosovë.
Por problemet e çiftit bënë që 61-vjeçari të enjten në mbrëmje t’i marrë jetën me armë zjarri gruas së tij 42-vjeçare vetëm pak metra larg shtëpisë së tyre në lagjen ‘Hysni Morina’ të Prizrenit. E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes.
AV.V 42 vjeçare u vra në mënyrë tragjike të martën në mbrëmje. I dyshuari kryesor për këtë rast po dyshohet të jetë burri i saj B.V i cili sipas policisë është i lindur në vitin 1958 që i bie t’i ketë 61-vjet.
Sipas informacioneve që Gazeta Express ka siguruar brenda organeve të hetuesisë kosovare, çifti kishin ditë që nga Zvicra kishin ardhur për pushime në Kosovë.
Ndërkaq, policia në Prizren ka thënë se ende nuk dihet për motivet e rastit.
Zëdhënësi rajonal i policisë, Shaban Osmanollaj tha për portalin “Gazeta e Prizrenit” se i dyshimti për vrasje end nuk ka dhënë deklaratë dhe se hetimet po presin gjatë ditës të zhvillojnë intervistë.
Lexo edhe: