Vrasje në Pejë
Një person ka humbur jetën pasi është therur disa herë me thikë në një përleshje të sotme në Vitomiricë të Pejës.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima dhe i dyshuari për vrasje janë fqinjë.
Indeksonline mëson se inicialet e viktimës janë SH.M, ndërsa i ndjeri është i moshës rreth 60 vjeçare.
Zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi e ka konfirmuar rastin derisa ka bërë me dije se dy persona të dyshuar janë arrestuar.
“Rreth orës 13:00 është njoftuar për një përleshje në fshatin Vitomiricë. Në atë përleshje një person ka pësuar lëndime me armë të ftohtë, pastaj është dërguar në emergjencë rajonale. Sipas ekipit kujdestar ka ndërruar jetë në orën 13:25. Viktima është rreth moshës 60 vjeç”, ka thënë Gashi për IndeksOnline.