20-04-2024

Vrau dhe varrosi foshnjën e sapolindur në oborr

Brooke Richardson, 20 vjeç, u akuzua për vrasjen dhe varrimin e foshnjës së saj të porsalindur, të cilën e quajti Annabelle. Pasi ngjarja e rëndë shpërtheu në të gjithë vendin, prindërit e saj kanë vendosur të dalin në një intervistë shumë të vështirë për ta, për të sqaruar të gjithë publikun në lidhje me çdo detaj shkruan Albeu.com.

Nëna e saj, Kim ka rrëfyer ndër të tjera se vajza e saj vuan nga disa çrregullime në personalitet, një prej tyre edhe ajo e të ngrënit dhe mënyra sesi ndryshonte peshë në mënyrë drastike dhe brenda një kohe shumë të shkurtër.

Sipas Kim, vajza e tyre vuante nga depresioni dhe shpesh kishte kriza të rënda, po kur kishte nisur të shëndoshej ata kishin qenë më në fund të lumtur, ama kurrë nuk e kishin ditur se ishte shtatzanë.

Richardson lindi fëmijën e saj në tualet dhe më pas e varrosi në kopështin e shtëpisë. Deri tani Gjyakata nuk ka dhënë një dënim të caktuar, pasi dyshohet se 20 vjeçarja vuan nga probleme mendore.

Asnjë koment

Comments are closed.