19-05-2024

Vrau vëllain e gruas pasi i përdhunonte të bijën, 50-vjeçari shqiptar: Bëra atë që duhej, jam baba

50-vjeçari shqiptar, i cili dyshohet se vrau kunatin e tij 33-vjeçar në Greqi pasi dyshohet se i kishte përdhunuar të bijën, ka pranuar në polici autorësinë e krimit. Në dëshminë e tij, ai ka treguar ngjarjen, ndërsa ka thënë: “Më helmoi fëmijën, bëra atë që duhej, jam baba ”.

Ai tha se kishte filluar të dyshonte se kishte diçka që nuk shkonte pasi e bija, e cila ishte në shkollë dhe jetonte në një banesë studentore, i kërkonte vazhdimisht para dhe se nuk kishte paguar as qiranë.

“E dija se diçka nuk shkonte kur pronari i banesës ku jeton vajza më telefonoi duke më thënë se nuk i kishte paguar qiranë, ndërkohë që unë dhe nëna ime po dërgonim para rregullisht. Kur fola me vajzën për të kuptuar se çfarë po ndodhte, ajo filloi të qante dhe më tregoi gjithçka që kishte kaluar me 33-vjeçarin që e përdhunonte dhe videot që ai i kishte filmuar, me të cilat e shantazhonte dhe i merrte paratë”, ka dëshmuar ai, raporton RTSH.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Volos të Greqisë, ku autori dhe viktima janë emigrantë shqiptarë me banim të përhershëm atje.

Pasi 50-vjeçari ishte informuar se kunati (vëllai i gruas së tij) kishte përdhunuar vajzën e tij, tashmë 18-vjeçare, prej të paktën nëntë vitesh. Sipas mediave greke, 50-vjeçari autori qëlloi me armë zjarri mbi 33-vjeçarin dhe më pas u vetëdorëzua në polici.

Asnjë koment

Comments are closed.