22-11-2024

Vritet një kryetar komune në Austri

 

Një krim i tmerrshëm ka tronditur mëngjesin e sotëm Austrinë. Franz Hofer, kryetar i Komunës Kirchberg ob der Donau në Austrinë e Epërme, u vra.

Menjëherë pas lajmit, të gjitha shërbimet janë dërguar në terren dhe sulmuesi, i cili është gjuetar, dyshohet se ka qëlluar edhe dy persona të tjerë.

Hofer u vra në një livadh dhe i arratisuri është shumë i rrezikshëm.

Vendi i krimit ndodhet në komunën fqinje Altenfelden dhe aktualisht ekipet hetimore dhe mjekësia ligjore janë, duke ekzaminuar nga afër vendin e vrasjes./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.