Vritet një person në Prishtinë
Një vrasje ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Haxhi Zeka” në lagjen “Kolovica” në Prishtinë.
Personi i vrarë është një i ri rreth moshës 27-vjeçare.
Siç mëson “Zëri.info” nga burime në vendin e ngjarjes, vrasja ka ndodhur për shkakë të fajdeve. Ndërkaq, policia e Kosovës ka arrestuar dorasin e kësaj vrasje.
Rruga për në lagjen “Kolovica” aktualisht është e bllokuar.