Vritet një person në Suharekë, një i dyshuar arrestohet
Sipas një njoftimi nga policia, me të marrë informatën për vrasje njësitet policore dhe emergjenca kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima s’ka shenja jete.
“Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i specializuar i hetimeve rajonale dhe prokurori i Shtetit dhe vendi i ngjarjes është procesuar dhe shikuar nga njësiti i forenzikës dhe hetuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe gjatë shikimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja të zbrazëta të armës dhe 4 pjesë metalike që dyshohet se janë të predhave të plumbit të armës së zjarrit. Ndërsa gjatë bastisjes se shtëpisë dhe automjetit të personit të dyshimte policia ka gjetur edhe armën e tipit pushkë gjysmë automatike me 2 fishek dhe 2 gëzhoja me të cilën dyshohet se është kryer krimi”, thuhet tutje në njoftim.
Viktima është Sh.K mashkull i lindur në vitin 1976.
I dyshimti S.A mashkull i lindur në vitin 1980 është ndaluar dhe arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit. Sipas Policisë, ai ishte nën ndikimin e alkoolit.
Trupi i pajetë më urdhër të prokurorit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa policia ka thënë se po punon për të kuptuar se si erdhi te vrasja.