17-05-2024

Sot, “beteja” në mes të pushtetit dhe opozitës për Kryesuesin e Kuvendit të Prizrenit

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, në seancë të jashtëzakonshme, e që pritet me interes, sot do ta zgjedh kryesuesin e ri, pozitë të cilën e po e synon pozita dhe opozita, shkruan  “Gazeta e Prizrenit”.

Seanca e parë për këtë vit është thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pasi ish-kryesuesi Artan Abrashi, në zgjedhjet qendrore të tetorit fitoi postin e deputetit.

Mbledhja pritet të jetë ndër më interesantet, pasi pozita dhe opozita kanë pothuajse numrin e barabartë të votave. Ato tashmë kanë emëruar kandidatët e tyre për kryesues të KK-së, ndërsa në këtë pikë i ndan vetëm një fije peri.

VV që drejton qeverisjen lokale është përcaktuar për anëtarin e saj, Muharrem Elezkurtaj, i cili po sot edhe do ta japë betimin si anëtar i organit më të lartë lokal, ndërsa PDK ka njoftuar së fundit, se kandidati i saj do të jetë Sulltan Badallaj.

Ndonëse përfaqësues të AAK-së në opozitë, kanë shfaqur ambiciet që sa i përket opozitës, kandidati të jetë në radhët e tyre, ka pasur takime me drejtuesit e degës së PDK-së, që ka edhe grupin më të madh të kuvendarëve, por nuk dihet nëse ka një kompromis. Në rast të kundërt, AAK ka paralajmëruar abstenim.

Kjo e paqartëson situatën nga të dyja kampet politike.

“Vota është e fshehtë”, kanë deklaruar njëzëri për portalin, përfaqësues të tyre për portalin.

Pas daljes së Nismës nga koalicioni qeverisës, ka ndryshuar raporti i numrave në Kuvendi. Aktualisht gjendja del kësisoj: PDK ka 11 vota, AAK dhe Nisma nga 5, ndërsa si opozitë kanë shumicën e thjeshtë apo 21 nga 41 ulëset sa ka KK.

Pra, çështja e zgjedhjes së kryesuesit të KK, do të jetë një nga pikat e nxehta të këtij organi, për të parë edhe ndikimin e mëtejmë politik në mes pozitës dhe opozitës, që do të reflektohet në punën e mëtejme të kryetarit Haskuka./GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.