Vritet pronari i “Selo Tours” dhe plagoset baxhanaku i tij, në Novi Pazar
Sonte në Novi Pazar ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku persona të panjohur kanë vrarë pronarin e një agjensioni turistik në Prishtinë, dhe kanë plagosur një tjetër.
Mediet raportojnë se viktima është Selajdin Janjeva, pronari i agjensionit turistik “Selo Tours” nga Prishtina, ndërsa ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij.
Lexo Edhe:
https://gazetaeprizrenit.net/ne-prizren-raportohet-per-nje-te-vdekur-nga-covid/
Pas të shtënave, vrasësi është në arrati ndërsa Policia është në kërkim të tij, shkruan Kurir.
Rezultatet e para të hetimit tregojnë se një person gjuajti me armë dhe e plagosi një person në këmbë, dhe më pas një vrasës i paidentifikuar vrau Selajdin Janjevën.
Policia është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet, teksa edhe ambulanca shihet aty.