20-04-2024

KFOR-i turk riparon klasat parashkollore në shfmu “Mati Logoreci” në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi-Vezgishi, sot morën pjesë në përurimin e klasave parashkollore të ShFMU “Mati Logoreci”, të cilët u renovuan nga Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Në njoftimin e komunës, thuhet se deklarimin e tij, Haskuka  ka theksuar se ky investim ka qenë më se e nevojshme për shkollën “Mati Logoreci”, ngase është njëra nga shkollat më të vjetra në komunë.

“Ky investim ka qenë më se e nevojshme për shkollën ‘Mati Logoreci’, ngase është njëra nga shkollat më të vjetra të komunës sonë. Rregullimi dhe funksionalizimi i hapësirave shkollore është njëra nga prioritetet kryesore të qeverisjes sonë, andaj falënderojmë KFOR-in Turk për investimet dhe mbështetjen e vazhdueshme në këtë drejtim.”, tha Haskuka.

Lexo edhe:

Prizreni me performancë të dobët për Arsimin parauniversitar (Dokument)

Drejtoresha Thaçi-Vezgishi, ka dhen detajet e projektit, duke treguar se janë renovuar tërësisht klasat, dyshemeja e instalimi elektrik, si dhe këto klasa janë pajisur me pajisje teknologjike dhe shkollore, të përshtatshme për fëmijët parashkollorë.

Referuar njoftimit, Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë, edhe në të kaluarën kishte investuar në renovimin e disa shkollave në pjesë të ndryshme të komunës së Prizrenit. /Gazeta e Prizrenit/

Asnjë koment

Comments are closed.