26-04-2024

A po largohet Shaqiri nga Liverpooli?

Xherdan Shaqiri është afër largimit të tij nga Liverpool.

Futbollisti me prejardhje kosovare, Xherdan Shaqiri, duket se do t’i jap fund aventurës së tij me kampionët e Anglisë.

Javën e kaluar ai pati paraqitje në Carabao Cup, por sonte u la në stol për ndeshjen ndaj Arsenal.

Sipas raportimeve të Neil Jones, korrespodent i ‘Goal’ për Liverpool, lojtari është në listën e dëshirave të dy skuadrave, dhe për këtë arsye është lënë në stol, transmeton lajmi.net.

Liverpool nuk kanë dashur që të rrezikojnë ndonjë lëndim për Shaqirin, për t’i humbur mundësinë e largimit.

Mbetet të shihet se cilat janë skuadrat që duan kartonin e reprezentuesit të kombëtares helvetike.

Asnjë koment

Comments are closed.