26-04-2024

Vulin ‘i përgjërohet’ shefit: Të lutem mos e prano Kosovën, e di që është sakrificë e madhe por vetëm ju mund ta bëni

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë Aleksandar Vulin, që i pëlqen të vishet në uniformë e të luaj të fortin, kur vjen puna e shefit është mjaft i përulur dhe pranon të luaj palaçon e pallatit. Ai e luti presidentin serb që t’i shmanget kurtheve të perëndimit me këto non paper e të bëjë këtë sakrificën e madhe që ndoshta do të jetë beteja e fundit e Vucicit sipas tij, transmeton Gazeta Metro.

Në frymën e ultra nacionalistëve serbë që i hynë teorive të komplotit rregullisht në Serbi, Vulin në një deklaratë të partisë së tij Lëvizja Socialiste e Serbisë ka shkruar se Vucic duhet të refuzoj çdo bisedë për pranimin e Kosovës.

Këto gjeste përkuljeje para Vucic i bënte më parë Djuric që arriti në Washington tani lojërat po i luan Vulin që e ngriti në qiell liderin ‘martir’ serb që po sakrifikon aq shumë.

“Jam plotësisht i vetëdijshëm që nëse presidenti Vucic refuzon nismën e fuqive të mëdha, që kjo fare lehtë mund të jetë beteja e tij e fundit” tha ai.

Kjo maskarada vazhdoi me shpalosjen e kërkesave ultra nacionaliste serbe të Vulin duke i harxhuar atij krahu municionin për të sulmuar pushtetin e Vucic vazhdoi me ‘kërkesën e madhe’.

“Nëse duan marrëveshje përfundimtare, atëherë fuqitë e mëdha le të propozojnë edhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes kombëtare serbe në tërësi, e jo vetëm në një pjesë të botës serbe. Kërkoj nga Vucic që me sakrificën e tij, edhe një herë, të ndaloj pranimin e Kosovës. Vetëm ai mundet dhe guxon ta bëjë. Po kërkoj shumë, por kam edhe nga kush”  tha Vulin./gazetametro.net

Asnjë koment

Comments are closed.