06-05-2024

VV: Imagjinoni ku do të jemi pas Byrosë dhe Vettingut

Sot Trasnparanecy International ka publikuar raportin për indeksin e perceptimit të korrupsionit.

Sipas këtij raporti, Kosova dhe Serbia janë dy vendet e vetme në rajon që s’kanë shënuar progres gjatë vitit 2023.

Lëvizja Vetvendosje ka dalë me një reagim në profilin e saj zyrtar, duke u munduar ta arsyetojnë ngecjen sa i përket luftimit të korrupsionit.

Për këtë, Vetëvendosjes i është dashur t’i rikthehet argumentit të stërpërdorur, fitores së 14 shkurtit 2021, si një moment kur “është prerë e kaluara e mendësisë dhe veprimit korruptiv në qeverisje”.

“14 shkurti 2021 është momenti i pikëprerjes së qartë me të kaluarën e mendësisë dhe veprimit korruptiv në qeverisje. Qeverisja e re ka dëshmuar se Republika e Kosovës mund të udhëhiqet pa korrupsion dhe ky fenomen mund të luftohet”, thuhet në reagim.

Asnjë koment

Comments are closed.