Xhemali Hasani dedikim bashkëshortes së ndjerë: Fryma saj e fundit më shtyu të ëndërroj, e jo t’i besoj realitetit
Babai i Nait Hasanit, Xhemaliu i ka dedikur një shkrim bashkëshortes së tij, Fahrijes, tashmë të ndjerë.
Xhemaliu në dedikimi e tij për bashkëudhëtarën e jetës siç e quan ai vet, ende nuk është duke besuar se ajo tashmë nuk është në mesin tonë. Ai ka shkruar se kur ka pa gjithë ata, bashkfshatar, miqë, shokë, ish-luftëtar, ish-të burgosur politikë e njerëz të politikës, në varreza duke ia dhënë lamtumirën e fundit, nënës Fahrie, nuk i ka besuar vetit se kur të shkon në shtëpi s’ka kujt t’i tregoj për gjithë atë karvan njerëzish. “Isha mësuar t’i tregoja çdo gjë kur shkoja në shtëpi, Fahrijes por sot s’pata mundësi”, ka shkruar ndër tjera Hasani.
Dedikimi i plotë i Xhemali Hasanit:
Me 31.12.2023, në ora 14:00 u nisa për në vorrim, me të mbrritur në varreza, atje në kodrën e lartë.. pash shumë njerëz shumë, shumë. Për qudi, u qudita? – pyta veten time. Pse janë mbledhur kaq shumë? Ishin përsona që edhe nuk i njihja, ishin intelektual, luftëtar, bashkëfshatarë e miqësi, shumë e shumë të tjerë. Mendoja … çka po ndodh? Njerzit mu afruan, e me shprehnin ngjushllime!
Për bese mbeta i hutuar. Dhe pas vorrimit ende pa u shpernda të gjithë, doja të mbrrija në shtëpi për t’ja rrefyer asaj çka ka ndodh, sepse jam mësuar t’ia rrëfej asaj çdo gjë. Ku mbrrina në oborrin tim, grumbulli i njerzve kishin zënë pamjen e shtëpis time. Mu afruan të gjithë, “Ngushëllime baca Xhem!”.
U befasova e aty e kuptova që paskam qenë në vorrim të gruas sime. Aty më doli gjumi, hapa sytë mirë, fshira lotët, më doli një ofsham nga goja dhe u riktheva realitetit. Thash me vete “Po, gruja më la sot.” Dy muaj shkova çdo ditë pranë saj, bashkë më fëmijët nipërit dhe mbesat. Natën qëndronin vajzat me të, të pestat u ndërronin me radhë. Vajzat e tona sakrifikuan shumë duke i lën anash bashkëshortët, por më keq i linin fëmijët vetem. Ashtu edhe djemt Naiti dhe Zaiti vrapuan pas nënës së tyre.
E bënin për nënën e tyre që asaj mos t’i mungoj asgjë. Fëmijët e mi harruan familjet e veta, duke u dhënë pas saj. E respektonin nënën e tyre. Në Spitalin e Prizrenit në dhomën numër shtatë në repartin e internës. Aty ja festuam ditëlindjen e 81-të, bashkë me vajzat dhe djemtë, nusët, nipërit e mbesat. Të pranishme ishin edhe infermierët. Gruaja u lumturua, e shumë edhe ne. Aty qëndroj 16 ditë me plotë mundim, por e tejkaloj. Pastaj një jave u kthy në shtëpi, një javë qëndruam bashkë. Në fundjavë përsëri e dërguam në spital por këtë herë në repartin e ortopedisë në dhomë tre, ku operacionet i kaloj me sukses. Qëndroj tri javë, me shpresë që do të shërohet… tani në intenziv me këtë datë të lartëcekur të dhjetorit më dha lamtumirën e fundit.
Unë e putha në ballë, ja ndjeva dhimbjen e fundit bashkëudhëtarës sime, që i premtuam njëri- tjetrit mos ta lem vet, as unë at e as ajo mua. Por, jeta qenka e tillë, po të goditka aty ku dhemb më shumë. U kthjella me plotë dhimbje, i falenderova të gjithë. Por, unë prap mbeta i habitur nga ngjarja që po ndodh, se s’paskam më me kënd ta qaj hallin tim!
Qofsh e parajsës gruja ime e dashura e bujare, puntore e zemërbujare, trimresh e atdhetare!
Të kujtoj me mall e krenari, që të pata fat të kaloj pjesën më të bukur të jetës time me ty!
I pikëlluar Xhemaliu!