Yamal – lojtari i parë në historinë e Spanjës që agjëron Ramazanin
Lamine Yamal do të jetë LOJTARI I PARË në historinë e ekipit kombëtar të Spanjës që agjëron gjatë Ramazanit.
Lamine ka vendosur t’u përkushtohet traditave myslimane të familjes së tij, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Kësisoj, kampioni i Evropës me Furinë e Kuqe do të jetë agjërueshëm në përballjen kundër Holandës të enjten në Ligën e Kombeve.
Ndonëse po e mban Ramazanin, Yamali po vazhdon me performanca fantastike, duke realizuar gola vendimtarë ndaj Benfikës në Ligën e Kampionëve dhe Atletico Madridit në La Liga.