27-07-2024

Ylli përforcohet me një basketbollist të huaj

Klubi i basketbollit nga Suhareka, Golden Eagle Ylli, e ka transferuar basketbollistin amerikan Nate Grimes.

Grimes 27-vjeçar vitin e kaluar ishte pjesë e Sigal Prishtinës.

“Nate Grimes nga sot bashkohet me ne. Grimes ka qenë pjesë e superligës edhe vitin e kaluar me paraqitje fantastike”, ka shkruar kjo skuadër.

“Hello 2024! Nate Grimes nga sot bashkohet me ne, Grimes ka qen pjesë e Superligës dhe vitin e kaluar me paraqitje fantastike. Welcome Nate!” – ka shkruar GE Ylli në Facebook.

Asnjë koment

Comments are closed.