Zafir Berisha ftohet nga Gjykata Speciale
Ish-deputeti i Nismës SocialDemokrate, Zafir Berisha është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.
Këtë ftesë e ka bërë publike vet Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai ka shkruar se ftesa nga Gjykata Speciale në Hagë te jetë përpjekja e fundit për ta njollosur luftën.
“As padrejtësitë e radhës nuk do ta zbehin luftën dhe përpjekjen e UÇK-së për liri.Ftesa nga Gjykata Speciale në Hagë po shpreso se është përpjekja e fundit për ta njollosur luftën dhe sakrificën shekullore të shqiptarëve për liri në trojet e veta. Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë nga kjo gjykatë e cila është produkt i një “raporti” me të dhëna nga Serbia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mijëra qytetarë të vrarë nga aparati shtetëror i Serbisë”, ka shkruar Berisha. /GE