20-02-2025

Zafir Berisha: Kuvendi i ardhshëm do të përbëhet nga të përzgjedhurit e komisionerëve e jo të qytetarëve 

Kandidati për deputet nga radhët e NISMA-s, Zafir Berisha, në një status në profilin e tij është ankuar për procesin e numërimit të votave nëpër qendrat komunale.

Sipas tij, nëse në të kaluarën janë vendosur 5 deri 10 % e votave për deputet në QNR, këto zgjedhje qendrat komunale po vendosin për votat e deputetëve deri në 60-70 %

Berisha thotë se Kuvendi i ardhshëm do të bëhet nga të përzgjedhurit e komisionerëve dhe jo të përzgjedhurit e qytetarëve.

“Nëse në të kaluarën 5 deri 10% kanë vendosë në Qendrën e numërimit të votave se kush duhet të jetën deputet në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhje e fundit, Qendrat e numërimit nëpër komuna janë duke vendosë 60 deri 70%!Me një fjalë Kuvendi i ardhshëm, do të përbëhet nga të përzgjedhurit e komisionerëve, jo të përzgjedhurit të qytetarëve.Zafa”, ka shkruar ai.

Asnjë koment

Comments are closed.