07-10-2024

Zbulohen dallaveret që i bënë nxënësit gjatë Testit të Maturës

Fehmi Hysenaj kryetar i Komisionit Shtetëror të Maturës, tha se me këtë ndarje ka pasur menaxhim më të mirë në organizim.

“Edhe vendimi për tu ndaluar qasja me telefona celular për nxënësit ka sjellë rezultate, po ashtu edhe vendimi për t’i dënuar komisionerët që do të mund të bëjnë shkelje, vendimi për mos pagesë të testit etj, kanë sjellë frymë të re”, theksoi Hysenaj sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij mangësia është se prindërit edhe nuk janë vetëdijesuar ende për të mos marrë me vete pajisje teknologjike. “Ka të përjashtuar nga testi për ata nxënës që kanë përdorur mjete, si telefona dhe orë digjitale”, tha ai.

Hysenaj bëri me dije se të dënuarit do të mund të humbin vetëm këtë afat të testit të maturës. “Ne presim që kjo matje të jetë më reale. Ne edhe me komunat diskutojmë për të pasur rezultat më të mirë. Edhe zyrtarët komunal na thonë se ky proces në këtë vit ka pasur më shumë suksese. Ky është rezultat, si i profesorëve ashtu edhe i nxënësëve”, theksoi ai.

Sipas tij afati i dytë për Testin e Maturës, do të mbahet në muajin gusht.

Asnjë koment

Comments are closed.