Zbulohet një laborator droge në Leposaviq, arrestohet një person e një tjetër në arrati
Policia e Kosovës ka zbuluar një laborator droge në veri.
Më saktësisht, laboratori në fjalë është gjetur në fshatin Miokoviçe të Leposaviqit.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Në lidhje me rastin, një person është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim nga ana e policisë”, është shprehur Elshani.
