16-04-2024

Zef Deda tregon çfarë i ndodhi natën e parë të martesës: Bërtita me të madhe

Aktori i humorit Zef Deda, ka treguar një incident që i ka ndodhur natën e parë të martesës.

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Rreze Dielli”, ai është shprehur plot batuta e humor, ku ka rrëfyer edhe njohjen me bashkëshorten e tij, Rozën.

Deda tha se për ditën e martesës janë marrë të gjitha karriget e lagjes.

“E bëra me 31 dhjetor dasmën sepse duhet të kishim pak bollëk. Natën e parë të martesës nëna kishte nisur nusen të flinte. Unë bëja lojra gjithmonë.

Kur futem mbylla derën dhe bërtita me të madhe me një britëm të madhe. I thashë ç’më ka gjetur, ka hyrë diçka në shtrat. Më tha: është gruaja, je martuar. Fli. I thashë: Si mund të fle me dikë që nuk e njoh (qesh)”, tregoi aktori.

Asnjë koment

Comments are closed.