03-12-2020

Zemaj: Së shpejti me masa të reja në gjithë vendin

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar vendime për masa të reja në të gjithë vendin dhe në veçanti në Prishtinë, për shkak të rritjes enorme të personave të infektuar në kryeqytet.

Zemaj ka thënë se vendimet do të merren shumë shpejtë, derisa sot ka paralajmëruar takim me gjithë institucionet e përfshira në menaxhimin e pandemisë.

Njoftimi i plotëi Ministrit Zemaj:

Dy javët e fundit, Prishtina ka qenë epiqendra e infeksionit në vendin tonë. Ky fakt shqetësues na detyron që shumë shpejtë të dalim me vendime për masa të reja për Kosovën në përgjithësi, por, për Prishtinën në veçanti.

Mbi 700 raste të reja me infeksion gjatë 14  ditëve të fundit, në kryeqytet, situatë kjo që kërkon mobilizim maksimal të të gjithëve për të zbatuar në përpikëri dhe me rigorozitet  vendimet e Qeverisë.

Nga kryetari i komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, kërkova që bashkë me shtabet emergjente dhe task forcën, të kenë vëmendje të shtuar në shkolla, transportin publik, gastronomi dhe kudo që shfaqet rreziku nga virusi covid 19.

Kërkova të zbatohen rreptësishtë rekomandimet si mbajtja e distancës fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, për të pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit në hapësirat e mbyllura.

Prishtina është kryeqytet i gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, por assesi nuk mund të lejojmë të jetë vatër e infeksionit.

Asnjë koment

Comments are closed.