Zgjedhen dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ( KGJK )
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka zgjedhur dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK).
Gjyqtari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Bashkim Hyseni, ka marrë besimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Ndërsa, Ivana Milenković, nënkryetare e Gjykatës së Apelit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, është zgjedhur gjithashtu anëtare e këtij Këshilli.
Mandati i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është pesë vjet.
