Zgjedhen tre ushtruesit e detyrës së prorektorëve në UPZ-së
Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ka zgjedhur tre ushtruesit e detyrës së prorektorëve, në bazë të propozimit të u.d. Rektorit, Prof.Dr. Ismet Temaj, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Në njoftim, thuhet se pas konsultimit të Senatit. Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina u zgjodh u.d. Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Prof. Asoc. Dr. Kadri Kryeziu, u.d. Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë dhe Prof. Ass. Dr. Arif Riza u.d. Prorektor për Buxhet, Financa dhe infrastrukturë.