23-11-2024

Zgjedhjet 2021: PS merr drejtimin e shumicës së qarqeve, ja si renditen PD dhe LSI! Vijon numërimi në Tiranë e Durrës

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 ka përfunduar në 10 qarqe.

Partia Demokratike ka triumfuar në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës, kurse PS në Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Berat.

Vetëm në 2 qarqe vijon ende numërimi, në Tiranë dhe Durrës. Në qarkun e Durrësit kanë ngelur edhe 31 qendra votimi për t’u numëruar, ndërsa në Tiranë ka edhe 156 qendra, që pritet të japin rezultatin.

Procesi i numërimit ka vijuar i qetë, përveç një incidenti të ndodhur një ditë me parë në shkollën “1 Maji” në Tiranë, ku policia shoqëroi 8 persona.

Në të gjithë vendin, deri më tani PS kryeson me 730,685 vota, e pasuar nga PD-AN me 591,675, LSI deri më tani ka marrë 102,964 vota, kurse PSD 33,934 vota.

PS ka 74 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 4 dhe PSD 3 mandate. Nga 5198 qendra votimi deri më tani janë numëruar 5005, pra ngelen vetëm 193 për të nxjerrë rezultatin.

Deri më tani nga votat e numëruara kanë rezultuar 73899 të pavlefshme./TCH

Asnjë koment

Comments are closed.