24-04-2024

Rama: Dua të jem kryeministër i gjithë shqiptarëve. Fitorja më e madhe që nga ‘92-shi

Siç kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama zyrtarizoi fitoren në zgjedhjet e 25 Prillit në një aktivitet në sheshin ‘Skënderbej’. Kreu i qeverisë tha gjatë fjalës së tij se fitorja në zgjedhjet e 25 Prillit ka thyer rekordin e vetë selisë rozë. Po ashtu ai i shtriu dorën e bashkëpunimit Partisë Demokratike ndërsa theksoi se nëse bashkohen forcat kjo dekadë ka për të qenë dekada ku Shqipëria do të hyjë në histori.

Zgjedhjet, Rama: Fitorja më e madhe dhe më e bukur, kemi thyer rekordin tonë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e fitores në sheshin ‘Skënderbej’. Rezultatin e 25 Prillit ai e konsideron si më të vështirin dhe më të bukurin për PS-në. Gjithashtu, kreu i qeverisë shtoi se duke marrë parasysh edhe fletët e pavlefshme, PS-ja ka thyer rekordin e zgjedhjeve të mëparshme. /tvKlan

Asnjë koment

Comments are closed.