28-09-2021

AAK në Suharekë merr vendim për Albena Reshitajn

Kryesia e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, dega në Suharekë, ka mbështetur deputeten Albena Reshitaj, lidhur me qëndrimin e saj, për të qëndruar në sallën e Kuvendit gjersa votohej për presidentin e vendit, shkruan IndeksOnline.

Kështu ka bëri të ditur kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili tha se konstatuan që të menduarit ndryshe është  vlerë e demokracisë  në AAK.

“Kryesia e AAK-së Dega në Suharekë sot mbajti takimin e radhës, ku është  diskutuar për tema të ndryshme nacionale, e veqanarisht rreth qëndrimeve të deputetes znj.Albena Reshitaj.

Në bazë të diskutimeve konstatuam se të menduarit ndryshe është  vlerë e demokracisë  në Aleancen për Ardhmerinë e Kosovës.

Ne jemi bashkë dhe do të veprojmë në shërbim të qytetarëve”, tha ai.

Ndryshe, më 4 prill kur Vjosa Osmani u zgjedh presidente e Republikës së Kosovës, deputetja Albena Reshitaj, përkundër vendimit të partisë që të mos jenë të pranishëm në sallë për t’ia bërë kuorumin Osmanit, ajo mori pjesë në votim duke thënë se vendi gjendej në një situate të rënduar nga pandemia./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.