Zgjedhjet: Policia vendos policë civil nëpër qendrat e votimit
Policia e Kosovës është tejet e përgatitur për zgjedhjet e nesërme.
Indeksonline mëson se për të eliminuar gati çdo parregullsi, Policia ka vendosur që të vë policë civil nëpër qendrat e votimit.
Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha planifikimet e nevojshme operacionale, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si një proces mjaft i rëndësishëm për vendin.
Ky plan operacional parasheh krijimin e një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.
Planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit policor në katër faza, siç është filluar nga periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, pastaj angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore, angazhimi dhe garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve si dita (Z), si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit /Indeksonline/