18-05-2024

Në Prizren hapet ekspozita “Shkodra, Familja, Kultura, Historia Ime”

Në Hamamin “Gazi Mehmet Pasha” të Prizrenit, sonte në ora 18:00 u hap ekspozita mbi kujtesën kolektive me temën “Shkodra, Familja, Kultura, Historia Ime”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Me këtë rast janë ekspozuar rreth 40 fotografi nga jeta kulturo-artistike në Shkodër, që nga fundi i shekullit XIX deri në vitin 1990.

Ekspozita është hapur nga Organizata për Planifikim të Qëndrueshëm Urban nga Shqipëria në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit. / GazetaePrizrenit.net /.

Fotografia e Mytaher Haskuka

Asnjë koment

Comments are closed.