02-05-2024

Zgjerimi i rrugës në Suharekë ua ka “gërditur” jetën qytetarëve

E nisur tash e dy vjet, rruga po u shkakton vështirësi në qarkullimin kalimtarëve. Ata ndihen të rrezikuar nga mbingarkesa e automjeteve që frekuentojnë këtë rrugë brenda ditës, raporton KTV.

Zyrtarë nga Komuna e Suharekës, thonë se faza e punimeve nga ana e ministrisë së Infrastrukturës ka ecur shumë ngadalë.

Ata shprehen të gatshëm të bashkëpunojnë me këtë ministri për të krijuar një zgjidhje që ndal fluksin e aksidenteve.

Ministria e Infrastrukturës pati nisur punimet për ndërtimin e magjistrales Suharekë-Prizren në vitin 2016, dhe projekti për ndërtimin e magjistrales është paraparë të kushtojë rreth një milion euro.

Asnjë koment

Comments are closed.